Shqipëri-Kosovë, mbledhja e dy qeverive me 23 mars në Vlorë

25.02.2015 15:02

Më 23 mars në Tiranë do të mbahet mbledhja e radhës e dy qeverive, të Kosovës dhe Shqipërisë për të koordinuar më në detaje agjendën e përbashkët të punës...

Por kësaj mbledhjeje do ti paraprijnë një sërë vizitash të tjera.  Të premten për vizitë në Kosovë do të qëndrojë ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati. 

Më 9 mars kryeministri i Kosovës Isa Mustafa  do të qëndrojë në vizitën e tij të parë zyrtare në Tiranë.  Ai do të shoqërohet nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe disa ministra të tjerë.

Dhe më 23 mars Mustafa së bashku me kabinetin e tij qeverisës do t’i drejtohet përsëri Shqipërisë më saktë Vlorës,  ku do të zhvillohet takimi i radhës mes dy qeverive.

Në këtë mbledhje do të analizohen marrëveshjet që janë arritur deri më tani, zgjerimi i bashkëpunimit në fusha të tjera nëpërmes marrëveshjeve të reja që do të nënshkruhen nga dikastere të ndryshme.