Ekonomi

Nga mesnata ulen çmimet e derivateve të naftës

19.06.2023 17:47

Komisioni Rregullator i Energjetikës mori vendim, me të cilin bëhet ulje e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës...

Komisioni Rregullator i Energjetikës mori vendim, me të cilin bëhet ulje e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 0,38 në raport me vendimin e datës 12.6.2023.
 
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 zvogëlohen për 1,00 den/lit.
 
Çmimi i shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-E V) nuk ndryshon.
 
Çmimi i shitjes me pakicë të Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) zvogëlohet për 0,50 den/lit.
 
Çmimi i shitjes me pakicë të Mazutit М-1 SU rritet për 0,503 den/kg dhe tani do të jetë 41,029 den/kg.
 
Nga data 20.6.2023 prej orës 00:01 ëmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
  • Benzinë motor EUROSUPER BS - 95 80,50 (denarë/litër)
  • Benzinë motor EUROSUPER BS - 98 82,50 (denarë/litër)
  • Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 70,50 (denarë/litër)
  • Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 68,50 (denarë/litër)
  • Mazut М-1 SU 41,029 (denarë/kilogram)