Ramush Haradinaj mbetet “qytetar nderi” i Tetovës
Ramush Haradinaj mbetet “qytetar nderi” i Tetovës...

Gjykata Kushtetuese e ka hedhur poshtë ankesën e parashtruar ndaj vendimit për shpallje të Ramush Haradinajt “qytetar nderi” i Komunës së Tetovës, të aprovuar nga Këshilli i Komunës.
Gjykata Kushtetuese nuk është kompetente që ta vlerësojë ligjshmërinë e akteve individuale, thanë nga gjykata. Ky vendim kontestues është akt individual, ka të bëjë me një subjekt të caktuar saktë dhe me të rregullohen marrëdhëniet “inter partes” midis komunës dhe Ramush Haradinajt.
Ndërkohë, gjykata nuk ka ngritur procedurë për Ligjin për të Punësuarit në Sektorin Publik, si dhe për Ligjin për Rrugë Publike dhe Ligjin për Ndryshim dhe Plotësim të Ligjit për Rrugët Publike. Në seancën e sotme gjykatësit gjithashtu nuk kanë ngritur procedurë për nenin 32 nga Ligji për Ndryshim dhe Plotësim të Ligjit për Transport në Transportin Rrugor dhe për nenet 92, 97 dhe 63, paragrafi 3 nga Ligji për Pyje. (Ersan Pajaziti, TVM2)
