LSDM: VMRO s’bëri asgjë për rezolutën e Bundestagut

20.06.2023 11:18

LSDM ka akuzaur Hristijan Mickoskin dhe VMRO-DPMNE-në...

LSDM ka akuzaur Hristijan Mickoskin dhe VMRO-DPMNE-në se nuk kanë  bërë asgjë për Rezolutën e miratuar nga Bundestagu gjerman.

“Përveç kësaj, Mickoski tregoi injorancë të madhe për mënyrën se si funksionojnë marrëdhëniet ndërkombëtare dhe procesi i integrimit në BE”. – thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Sipas tyre, Mickoski dhe OBRM-PDUKM me vetëdije kanë gënjyer opinionin se do të kishin ofruar një kornizë më të mirë negociuese, edhe pse të gjithë zyrtarët e BE-së e bëjnë të qartë se korniza negociuese nuk mund të ndryshohet.

“Jo vetëm që nuk janë në gjendje të sigurojnë një kornizë të re negociuese, Mickoski dhe OBRM-PDUKM nuk janë në gjendje as të lobojnë për shtetin e tyre.’- akuzojnë nga LSDM.

“LSDM nuk e pranon propozimin e VMRO DPMNE-së për mbrojtjen e identitetit maqedonas, pasi e mbrojnë BDI-në dhe përgatisin edhe  jë tradhëti tjetër.”- kundërpërgjigjen nga VMRO DPMNE.

Përsërisin qëndrimin se nuk do të përkrahin ndryshimet kushtetuese, siç thonë nën diktatin bullgar.