Situata në Veri të Kosovës, e qetë

20.06.2023 11:39

Situata në Veri të Kosovës rezulton e qetë...

Situata në Veri të Kosovës rezulton e qetë. Pikë-kalimet kufitare Jarinjë, Merdar dhe Bërnjak janë ende të bllokuara ndërkaq  Ministria e Jashtme e Kosovës ka bërë thirrje që të shfrytëzohen pikat tjera kufitare.

Po sot, Emisari amerikan, Gabriel Escobar dhe ai evropian, Miroslav Lajçak, do të mbajnë diskutim publik lidhur me rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi, në kohën kur dialogu është një prej tri kërkesave të tyre kryesore për të dyja palët. Diskutimi do të mbahet në orën 15:00 sipas kohës sonë, drejtpërdrejt nga Uashingtoni.

Në njoftimin që e ka lëshuar Këshilli Atlantik thuhet se progresi i fundit në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës përmes dialogut Beograd-Prishtinë të lehtësuar nga BE-ja kërcënohet nga përshkallëzimi i tensioneve në veri të Kosovës.

Bëhet e ditur se ky diskutim do të ofrojë njohuri se si SHBA dhe BE synojnë të ndihmojnë në zbutjen e tensioneve dhe të gjejnë zgjidhje të mundshme që Serbia dhe Kosova të krijojnë marrëdhënie më të qëndrueshme.