Përmbytje në Brazil, 4 qytete nën ujë, evakuohen 1200 familje

25.02.2015 15:32

Rreth 1.200 familje janë zhvendosur nga përmbytjet e mëdha në shtetin perëndimor Akre në Brazil...

Të paktën katër qytete ishin pothuajse tërësisht nën ujë, pasi që u rrit niveli i ujit të lumit Akre përtej brigjeve të tij, duke përmbytur shtëpitë, biznesin dhe tokën bujqësore në këtë vend. Qindra policë dhe ekuipazhe të tjera të emergjencës janë vendosur në këtë zonë për të ndihmuar rreth 4.000 të përmbytur. Lumi ka arritur thellësitë rekorde në disa pjesë, në veçanti përgjatë kufirit bolivian.

"Asnjëherë nuk kam parë një përmbytje si kjo. Lumin e mbushur plot me ujë po, por jo në këtë gjendje"- u shpreh banorja, Maria Costa.

Një grup i refugjatëve haitianë të cilët jetojnë në afërsi të zonës kufitare, gjithashtu u zhvendosën nga rreziku i përmbytjeve. Uji ka ndërprerë rrugët, linjat telefonike dhe mënyrat e tjera të transportit dhe të zonës kryesore të komunikimit, e cila ka detyruar krerët e kësaj zone të shpallin gjendje emergjente.

"Tani për tani ne jemi në gjendje të gatishmërisë së plotë dhe na duhet e gjithë forca jonë për të ndihmuar këto familje"- tha kryetari i Rio Brancos, Marcus Alexandre.

Meteorologët parashikojnë më shumë shi në këtë vend gjatë ditëve të ardhshme, me mundësi të përkeqësimit të kushteve të cilat rezultojnë në përmbytje më të mëdha. (Leunora Kaliqi, TVM2)