Kulturë
Tetovë, fillon Festivali i filmit “Watch out”
20.06.2023 16:09
Në 4 ditët e ardhshme, Festivali “Watch out” në Tetovë, artdashësve do t’u prezantojë mbi 60 filma të përzgjedhur nga 850 filma...

Në 4 ditët e ardhshme, Festivali “Watch out” në Tetovë, artdashësve do t’u prezantojë mbi 60 filma të përzgjedhur nga 850 filma që kishin konkurruar gjithsej. Filmat do të jenë të metrazhit të shkurtër, eksperimental të animuar dhe filma dokumentar. Filmat kryesisht trajtojnë tema aktuale. Organizatorët në takimin e sotëm me gazetarët shpallën edhe fituesit e këtij edicioni.
“Filmat janë të ndara në tre kategori, janë filma eksperimental dhe të animuar, dokumentar dhe filma të shkurtër. Fitues të këtij Festivali “Watch out” janë filmi nga Singapori, Franca dhe Argjentina dhe Venecuela dhe tematikat e filmave kryesisht janë sociale, duke përfshirë mjedisin, luftërat dhe gjithçka çka është aktuale në botë sot.”, - theksoi Egzona Musliu nga Qendra “Loja”.
Qendra “Loja” vazhdon të rrisë festivalin ndër vite dhe ashtu do të vazhdojë edhe në të ardhmen përmes ngritjes së zërit, thotë drejtori i festivalit.
“Vullnetarët janë fantastik. Kur vullnetarët tanë shoqërohen me francez, spanjoll, gjerman apo amerikan, ne nuk shohim që ato kanë mangësi dhe ne mundohemi që përmes filmit apo edhe aktiviteteve të tjera t’i përmirësojmë këto.”, - u shpreh drejtori i Festivalit “Watch out”, Bujar Luma.
Festivali i filmit “Watch out” fillon nesër dhe përfundon me 24 qershor. Nesër zyra e presidentit të shtetit pritet t’i ndajë mirënjohje qendrës “Loja” për kontributin e dhënë ndër vite në të mirë të shoqërisë së përgjithshme.
VISAR SADIKI