FFK shkarkon trajnerin Giresse

20.06.2023 17:40

Federata e Futbollit e Kosovës dhe trajneri i përfaqësueses Alain Giresse me marrëveshje të dyanshme kanë vendosur për ndërprerjen e bashkëpunimit.

Federata e Futbollit e Kosovës dhe trajneri i përfaqësueses Alain Giresse me marrëveshje të dyanshme kanë vendosur për ndërprerjen e bashkëpunimit. Ky vendim vjen një ditë pas humbjes 2:1 të Kosovës nga Bjellorusia në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.  Me humbjen  në Budapest kosovarët kanë zbehur edhe më shumë gjasat për kualifikim eventual në Evropianin e vitit të ardhshëm që do të mbahet në Gjermani. Në katër ndeshje të luajtura në këtë cikël eliminator, Kosova ka tubuar tri pikë dhe renditet e parafundit në Grupin I. 
 
Giresse u emërua selektor i Kosovës në shkurt të vitit të shkuar, ndërsa nën drejtimin e tij, “Dardanët” kanë  14 ndeshje të luajtura me  sukses 4 fitore, 4 humbje 6 barazime. Ndërkohë menjëherë kanë filluar të lakohen kandidatët e parë, ku një pistë e mundshme është të ulet trajner shqiptar.