Shqipëria para një ndeshje të rëndësishme

20.06.2023 17:41

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të përballet sonte Ishujt Faroe në transfertë, sfidë e vlefshme për eliminatoret e EURO 2024....

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të përballet  sonte Ishujt Faroe në transfertë, sfidë e vlefshme për eliminatoret e EURO 2024. “Kuqezinjtë” shihen favorit të mëdhenj para nisjes së kësaj ndeshje por duke shikuar ndeshjet  e së kaluara të këtij vendi të vogël ishullor këta kanë një ekip të specializuar në rezistencë. 
 
Me siguri ishullorët do të ngrenë murin për të krijuar sa më shumë pengesa ndaj një skuadre më superiore. Të specializuar në të tilla sfida edhe në të shkuarën, kuqezinjtë kanë në krahun e tyre eksperiencën e hidhur të ndeshjeve si ato me Andorra-n apo Luksemburgun. 
 
Ishujt Faroe kanë shënuar progres gjatë katër-vjeçarit të fundit. Ishullorët sezonin e sivjem në Ligën e Kombeve në Ligën C, kishin rezultate të mira. Këta Grupin 1 të kësaj Lige e ka mbyllur me 8 pikë në vendin e tretë. Në ndeshjen e fundit me rezultat 2:1 e mundën Turqinë.