Maqedoni
Kovaçevski: Deklarimi i pasurisë në favor të shoqërisë
20.06.2023 17:42
Kryeministri Dimtar Kovaçevski nuk heq dorë nga kërkesa që çdo i punësuar në sektorin publik të deklarojë prejardhjen e pasurisë së vet....

Kryeministri Dimtar Kovaçevski nuk heq dorë nga kërkesa që çdo i punësuar në sektorin publik të deklarojë prejardhjen e pasurisë së vet. Sipas tij, ky proces duhet të fillojë nga Drejtoria e të ardhurave publike dhe Doganat. Kontrolli i gjendjes pronësore do të rrisë trasnparencën dhe kredibilitetin e institucionit dhe kjo nuk nënkupton veting. Vlerëson se nëse dikush nuk ka çfarë të fsheh, atëherë nuk ka as nevojë të mos e përkrah një proces të tillë, shtoi ai.
“Jemi për zbatimin e procesit të vetingut, i cili do të përfshijë të gjithë funksionet shoqërore të emëruarave dhe të përzgjedhurve. Duhet të definohet edhe pjesë të tjera të shoqërisë a duhet përfshirë me veting, sepse nuk udhëheqin me sektorë publike vetëm politikanët, por edhe njerëz që shfrytëzojnë koncesione të pasurive natyrore, frekuenca e të tjera që do ishin për të mirën e të gjithëve.”, - deklaroi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.
Nga partia më e madhe opozitare në vend, VMRO-DPMNE, sugjerojnë që nëse verifikimi pasurisë duhet të bëhet, atëherë të nisë nga krerët e shtetit të cilëve iu rrit paga për 78% dhe mos t’u bëhet presion punëtorëve.
“Kryeministri është ai që duhet të tregoj shembull personal, nëse e shohim listën anketuese të Kovaçevskit mund të konkludojmë se paga e tij duhet të ulet. Derisa qytetarët presin përgjigje për skandalet e panumërta që lidhen me pushtetin e LSDM-BDI, si ai dhe funksionarë të tjerë arritën aq shumë pasuri duke i zgjeruar bizneset e veta nga pozicioni pushtetit.”, - theksoi zëdhënësja e VMRO-DPMNE-së, Marija Miteva.
Sipas Kovaçevskit, funksionarët që në fillim të detyrës së tyre dorëzojnë lista anketuese si dëshmi për gjendjen e tyre pronësore.
FLORIJE KAMBERI
