Zhalgiris – Struga TL

20.06.2023 17:46

Struga Trim Lum ka mësuar kundërshtarin në turin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve....

Struga Trim Lum ka mësuar kundërshtarin në turin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Përballë “liqenasve” do të jetë skuadra lituaneze e Zhalgiris. Skuadra strugane merr pjesë për herë të parë në një kompeticion të tillë. Ndeshjen e parë Struga e luan në transfertë. Në rast se kampionët e vendit eliminohen nga Liga e Kampionëve, kalojnë në turin e dytë të Ligës së Konferencës.
 
Kampioni i Shqipërisë, Partizani në rundin e parë  do të përballet me BATE Borisovin e Bjellorusisë Ndërsa Ballkani, kampioni i Kosovës,  për kundërshtar ka marrë  bullgarët e Ludogorets.  Ekipi i Ballkanit merr pjesë për herë të dytë në këtë kompeticion, teksa vitin e kaluar e kaluan turin e parë të Ligës së Kampionëve. Ndeshjet e para eliminatore të Ligës së Kampionëve, do të luhen më 11 ose 12 korrik, kthimi pas një jave.