Olimpiada Speciale, Hajredini fiton medaljen e artë

20.06.2023 17:48

Një delegacion i Olimpiadës Speciale të Maqedonisë së Veriut po merr pjesë në Lojërat Olimpike Speciale Botërore...

Një delegacion i Olimpiadës Speciale të Maqedonisë së Veriut po merr pjesë në Lojërat Olimpike Speciale Botërore që po mbahen në Berlin të Gjermanisë. Atletët Agron Hajredini dhe Julijana Petrovska, janë stolisur me medalje në këto lojëra. 
 
Atleti, Agron Hajredini ka fituar medaljen e artë në disiplinën kërcim nga vendi, duke ia siguruar Maqedonisë së Veriut medaljen e parë të artë në këtë olimpiadë. Ai shënoi distancën 1.6 metra dhe ky ishte rezultati më i mirë, pasi keniani Otieno ia doli të kërcejë vetëm 1.25 metra. Hajredini tani do përgatitet për vrapin në 50 metra.  Kurse, Julijana Petrovska, ka fituar medaljen e argjend, duke u renditur në vendin e dytë në kërcimin 0.64 metra dhe vetëm për 1 centimetër ishte më e dobët se kampionia  Farzaneh Xhamshidnexhad nga Irani.