Gega triumfon në garën e 5 mijë metrave

20.06.2023 17:50

Luiza Gega e nis me një rezultat pozitiv olimpiadën europiane të atletikës pasi është renditur në vendin...

Luiza Gega e nis me një rezultat pozitiv olimpiadën europiane të atletikës pasi është renditur në vendin e parë të baterisë së 5000 metrave divizioni i tretë. 
 
Atletja shqiptare fitoi në garën e 5 mijë metrave në Kampionatin Ekipor Evropian që po zhvillohen në Poloni. Gega dha kohën 15 minuta 32 sekonda dhe 39 të qindtat dhe për rreth 4 sekonda ishte më e shpejtë se rivalja Salpeter nga Izraeli.