Maqedoni
Ramiz Merko shpallet “non grata” nga DASH
20.06.2023 19:17
Shtetet e Bashkuara të Amrikës e kanë vendosur kryetarin e Strugës Ramiz merko si person të padëshiruar...

Shtetet e Bashkuara të Amrikës e kanë vendosur kryetarin e Strugës Ramiz merko si person të padëshiruar, me çka i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të konsiderueshëm.
Sipas tyre, Merko si kryetar i Strugës ka keqpërdorur mjetet komunale si dhe ka ndërhy edhe në procese të tjera gjyqësore. Me këtë në listën e zezë amerikane janë vendosur edhe bashkëshortja e tij dhe tre fëmijët.
“Ndërsa shërbente si kryetar i komunës së Strugës, Merko shpërdoroi fondet dhe ndërhyri në proceset gjyqësore dhe procese të tjera publike, duke dëmtuar besimin e publikut në institucionet demokratike dhe zyrtarët e Maqedonisë së Veriut. Veprimi i sotëm dërgon një mesazh se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me Maqedoninë e Veriut për të nxitur stabilitetin përmes forcimit të institucioneve demokratike dhe adresimit të mangësive të sundimit të ligjit. Ky emërtim ripohon angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, i cili dëmton interesin publik, pengon prosperitetin ekonomik të vendit dhe pakëson aftësinë e qeverisë për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive nevojave të qytetarëve”, thonë nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
