Maqedoni

Kumanovë, koncert humanitar për Shkëlqim Zymberin

25.02.2015 15:52

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Bajram Shabani” nga Kumanova, të enjten do të mbajë një koncert humanitar për fëmijën, Shkëlqim Zymberi...

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Bajram Shabani” nga Kumanova, të enjten do të mbajë një koncert humanitar për fëmijën, Shkëlqim Zymberi, nga fshati Çerkez i Kumanovës, i cili lëngon nga karcinomi në eshtra.
 
I njëjti duhet të operohet në Austri, kurse për këtë nevojiten  rreth 120 mijë euro. Andaj, ansambli kumanovar ndërmori këtë aksion që, sadopak, me mjetet që do të grumbullohen nga ky koncert t’i ndihmojë familjes Zymberi. 
 
Në koncert do të marrin pjesë edhe emra të njohur të estradës shqiptare nga Maqedonia dhe Kosova. 
 
NEXHAT AQIFI