Maqedoni

FSSH, emërohen drejtorët e rinj, Ramadani dhe Nikova

25.02.2015 15:56

Fondi Shëndetësor ka dy ushtrues të rinj të posteve të drejtorëve...

Pas dorëheqjes së djeshme të dy drejtorëve të Fondit për Sigurim Shëndetësor, Parnarxhieva-Zmejkovas dhe Mehazit, partnerët e koalicionit qeveritar në një seancë të qeverisë, të mbajtur mbrëmë, kanë vendosur menjëherë të plotësojnë vendet vakante, duke emëruar si ushtrues detyre Sanja Nikovën dhe Orhan Ramadanin.
 
Nikova është kuadër i VMRO-DPMNE-së, më saktë është  këshilltare e kryeministrit Gruevski, derisa Ramadani kuadër i BDI-së, kohë më parë ka qenë drejtor i Aeroporteve të Maqedonisë. 
 
Mehazi dhe Parnaxhieva dhanë dje dorëheqje për shkaqe morale pas vdekjes së 10 vjeçares, Tamara  Dimovska, që vdiq duke pritur që FSSH-ja t’i aprovojë shërimin jashtë vendit.