Tensionet në Veri të Kosovës, Lajçak takon zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë
I dërguari i Posaçëm i BE-së....

I dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak është takuar në Uashington me zëvendës këshilltarin e parë të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Feiner dhe drejtoreshën e lartë për Europën Amanda Slott.
Gjithashtu vëmendja u përqendrua edhe tek tensionet në Veri të Kosovës. “Një takim shumë i dobishëm me Zëvendës Këshilltarin e Parë të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Feiner dhe Drejtoreshën e Lartë për Evropën Amanda Slott, për situatën në veri të Kosovës, hapat e nevojshëm për deeskalimin dhe përparimin në dialog të mbështetur nga BE-ja”, shkruan Lajçak në rrjete sociale.
Jarinjë, Merdare e Bërnjak, zhbllokohen pikëkalimet kufitare
Ndërkohë Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar në Kosovë bën të ditur se nuk janë të bllokuara pikë-kalimet kufitare Jarinjë, Merdar dhe Bërnjak.
Sipas njoftimit, hyrje-daljet në këto pika kufitare zgjasin tre deri në pesë minuta, po ashtu nuk ka kolona të automjeteve.
Kujtojmë se të hënën këto tri pika kufitare kanë qenë të bllokuara për shkak të protestave në territorin e Serbisë, andaj qytetarëve u ishte bërë thirrje të shfrytëzoheshin pikat e tjera kufitare.
