Nishinoshima, vullkani rrit 11 herë madhësinë e ishullit
Në një ishull të largët të Japonisë, në oqeanin Paqësor, diametri i një vullkani është rritur më shumë se 11 herë nga madhësia pas një shpërthimi nënujor të tij, i cili ka filluar rreth 15 muaj më parë...

Shpërthimi filloi në nëntor të vitit 2013, pranë ishullit Nishinoshima, që është një mijë kilometra larg nga Tokio, por ra brenda zonës metropolitane dhe krijoi një ishull të ndarë, ku në vazhdimësi të shpërthimeve dy ishujt u lidhën.
Shpërthimi ka hapur një krater në mes të një shkëmbi vullkanik, duke nxjerrë jashtë llavën 5-6 herë në minutë. Tymi vazhdoi të ngrihet rreth 1.200 metra lartë.
Madhësia e ishullit tani është 2,45 kilometra katrorë, me gjatësi prej 1950 metra nga lindja në perëndim dhe 1.800 metra nga veriu në jug. Zyrtarët thanë se shpresojnë për studim të formave në shtratin e detit, duke përdorur matësit me telekomandën. Ata gjithashtu u kanë bërë thirrje anijeve të kenë kujdes kur lundrojnë rreth ishullit. (Sevdije Kastrati, TVM2)
