Maqedoni
Mexhiti: Problemi i diabetikëve nuk është paraqitur
21.06.2023 15:58
45 mijë pacient me diabet që janë në terapi të insulinës për 6 muaj po hasin në mungesë të shiritave për matjen e sheqerit në gjak....

45 mijë pacient me diabet që janë në terapi të insulinës për 6 muaj po hasin në mungesë të shiritave për matjen e sheqerit në gjak. Nga Lidhja e Shoqatave të Diabetikëve kërkojnë përgjegjësi se pse kanë mungesë të këtyre shiritave dhe nëse do t’ua refundojnë mjetet për shpenzimet e bëra. Ministri Mexhiti thekson se askush deri më tani nuk e ka paraqitur këtë problematik në ministri.
“Nuk është paraqitur deri më tani ky problem në ministri. Nëse do të ketë kërkesa në ministri për refundim të mjeteve, normalisht se në suaza të ligjit do të shqyrtohen dhe do të vendoset për këtë çështje.”, - deklaroi ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.
Lidhja e Shoqatave të Diabetikëve: Kërkojmë refundim të mjeteve, takim me ministrin
Nga Lidhja e Shoqatave të diabetikëve theksojnë se shumë herë kanë kërkuar që të kenë takim me ministrin, por që asnjëherë nuk është realizuar.
“Me gjithë respektin, kërkojmë tani më 19 herë që të realizojmë një takim që t’i parashtrojmë pyetjet për përgjegjësi në Ministrinë e Shëndetësisë dhe të na tregojë se nëse Ministria do të na i japë shiritat dhe kutitë nga muaji janar deri më sot. A do të na i refundojnë mjetet dhe cila është mënyra e refundimit?”, - theksoi Dime Vellev nga Lidhja e Shoqatave të Diabetikëve.
Sipas kompetentëve, problemi i 45 mijë pacientëve shumë shpejt do të zgjidhet. Ka mbaruar furnizimi publik për shiritë, gjilpëra dhe shumë shpejt do të distribuohen në barnatore. Insulinat më të reja tani më janë dorëzuar dhe për momentin nuk ka mungesë, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
FLORIJE KAMBERI
