Botë

Yuri Kim në konferencë lamtumire, Kim: ShBA-të kanë afeksion Kosovën

21.06.2023 16:50

Ambasadorja amerikane në largim, Yuri Kim, në një konferencë lamtumire zgjodhi t’u japë një mesazh Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiqit...

Ambasadorja amerikane në largim, Yuri Kim, në një konferencë lamtumire zgjodhi t’u japë një mesazh Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiqit, në një kohë kur tensionet në veri të Kosovës vijojnë të jenë të pranishme.
 
“Liderët e Kosovës dhe Serbisë pranuan për draftin e asociacionit, por jo vetëm në këtë po për rrugën përpara qe do të përfundojë me njohjen e Kosovës. Nuk besoj se do duhet të rikujtohet sesa shumë besojnë ShBA-të në Kosovë. Afeksioni dhe angazhimi që ne kemi për një Kosovë të pavarur. Nëse ju duhet provë, shkoni pak pas, disa vite më pas. Problemi është cilat janë hapat dhe sekuencat që duhen ndjekur që dy palët të lëvizin përpara. Dhe kjo është një kohë që liderët të lënë mënjanë ego dhe të mendojnë për krenarinë kombëtare. Për atë që u thonë miqtë e tyre dhe ta marrin në konsideratë atë që u thonë miqtë e tyre.”, - deklaroi ambasadorja e ShBA-ve, Yuri Kim.
 
Në konferencën e lamtumirës, Kim u ndal edhe tek reforma në drejtësi, për të cilën tha se nuk është e përsosur, por po jep rezultate.
 
“Është e nevojshme të vijohet për të mbajtur këto reforma siç është çrrënjosja e korrupsionit, lehtësimi i procedurave për të drejtën e pronësisë. Mos ndaloni! ShBA-të do të jenë me ju në çdo hap të rrugës.”, - theksoi ambasadorja e ShBA-ve,  Yuri Kim.
 
Pas largimit, duke nisur nga data 10 korrik, Kim do të mbajë detyrën e krye zëvendës ndihmës sekretares për Çështjet Evropiane. Në vend të saj në Tiranë vjen David J. Kostelancik, i cili ka shërbyer edhe më parë si diplomat në Tiranë.
 
LULJETA NDOKA