Maqedoni
Kërçovë, bursa për pesë nxënësit e dalluar
21.06.2023 17:09
Restoranti “Dardania” ndau bursa për pesë nxënës të Sh.M.K. “Drita”, të cilët, siç njoftoi kryetari i Kërçovës Fatmir Dehari...

Restoranti “Dardania” ndau bursa për pesë nxënës të Sh.M.K. “Drita”, të cilët, siç njoftoi kryetari i Kërçovës Fatmir Dehari, nga muaji shtator i këtij viti do të përfshihen edhe në listën e bursave që i ndan komuna e Kërçovës.
Restoranti “Dardania” ndau bursa për pesë nxënësit shembullor të Sh.M.K. “Drita” të Kërçovës. Përzgjedhjen e nxënësve e ka bërë komisioni i përbërë nga profesorët e Sh.M.K. “Drita”, të cilët me këtë rast i shprehën mirënjohje mërgimtarit Kastriot Iseni, për kontributin e dhënë në mbështetje të nxënësve të kësaj shkolle.
Këtë akt të solidaritetit me nxënësit e suksesshëm, e përshëndeti edhe kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, i cili bëri të ditur se këto nxënës, nga shtatori do të jenë edhe në listën e bursave që i ndan komuna e Kërçovës.
Restorant “Dardania” dhe mërgimtari Kastriot Iseni, edhe vitin e kaluar ndau bursa për 6 nxënës dhe 6 studentë të rrethit të Kërçovës.
SHABAN DALIPI
