Nigeri, 2 sulme vetëvrasëse, 27 të vdekur
25.02.2015 16:05
Në dy sulmet vetëvrasëse në stacionet e autobusëve në pjesën veriore të Nigerisë jetën e humbën të paktën 27 persona, ndërsa më shumë se dhjetëra të tjerë janë lënduar...

Shpërthimi i parë ndodhi në një stacion të autobusëve në qytetin verilindor Potiskum. Në këtë sulm humbën jetën të paktën 17 persona, ndërsa mbi 50 janë lënduar.
Sulmin e ka kryer një grua vetëvrasëse, e cila ka tentuar që të hipë në autobus para se ta aktivizojnë shpërthimin.
Shpërthimi tjetër ndodhi katër orë më vonë, në një stacion autobusi në Kanu, qyteti më i madh në Nigerinë Veriore, i cili zakonisht është cak i sulmeve të “Boko Haram”. Dy kamikazë¬ vetëvrasës kanë aktivizuar një shpërthim në një autobus, me ç'rast jetën e humbën dhjetë persona.
