Botë

Skadon armëpushimi, luftime të ashpra në Sudan

21.06.2023 17:55

Luftime të ashpra tronditën kryeqytetin e Sudanit, Khartoum, gjatë mëngjesit. Gjeneralët ndërluftues të Sudanit rifilluan luftimet...

Luftime të ashpra tronditën kryeqytetin e Sudanit, Khartoum, gjatë mëngjesit. Gjeneralët ndërluftues të Sudanit rifilluan luftimet vetëm pak minuta pasi skadoi armëpushimi i fundit i ndërmjetësuar nga ShBA-të dhe Arabia Saudite.
 
Edhe gjatë mbrëmjes së 20 qershorit u raportua për luftime, që bënë që selia e shërbimit të inteligjencës në kryeqytet të kaplohej nga zjarri.
 
Dy palët ndërluftuese e kanë akuzuar vazhdimisht njëra-tjetrën se e kanë shkelur marrëveshjen për armëpushim 72-orësh.
 
Një burim i agjencisë së lajmeve AFP, brenda ushtrisë së rregullt të udhëhequr nga Abdel Fattah al-Burhan, akuzoi paraushtarakët rivalë të Mohamed Hamdan Daglo për granatimin e ndërtesës.
 
Ndërsa, një burim brenda Forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) tha se një “dron i ushtrisë bombardoi ndërtesën ku ishin mbledhur luftëtarët e RSF-së, duke shkaktuar një zjarr dhe shkatërrim të pjesshëm të selisë së inteligjencës”.
 
Banorët e Omdurman, pranë Khartoumit, raportuan shkëmbime të rënda artilerie vetëm pak minuta pas përfundimit të armëpushimit në orën 6:00 të mëngjesit, sipas kohës lokale.