Botë
Ukrainë, Zelensky: Po e shkatërrojmë armikun
21.06.2023 18:15
Trupat ukrainase po e vazhdojnë kundërofensivën sipas planit dhe po bëjnë përparime....

Trupat ukrainase po e vazhdojnë kundërofensivën sipas planit dhe po bëjnë përparime, në pjesën jugore të vendit, thotë zëvendësministrja e Mbrojtjes së Ukrainës, Hanna Malyar.
“Ne po ecim përpara gradualisht dhe ju mund të citoni edhe një alegori se ne po gërryejmë çdo metër tokë nga armiku.”, tha Malyar, në një vlerësim të bërë më 20 qershor.
“Duhet ta kuptojmë se detyrat që i vendosen ushtrisë kryhen nga ata dhe lëvizja graduale po bëhet në të gjitha drejtimet ku filloi ofensiva. Por, natyrisht, goditja kryesore nuk ka ardhur ende”, tha ajo.
Ndërkaq, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha në fjalimin e tij të përnatshëm se forcat ukrainase “në jug dhe në lindje po e shkatërrojnë në mënyrë aktive armikun, duke e pastruar fizikisht Ukrainën”. Mbrojtja e Ukrainës po “shkatërron terroristët”, tha ai. “Dhe kjo është një garanci që shteti i së keqes nuk do të ketë kurrë mundësi ta sjellë të keqen në Ukrainë”.
