Euro 2024, Shqipëria e dyta në Grupin E
Kombëtarja kuqezi ka luajtur të martën në mbrëmje ndeshjen e 3-të në kuadër të Eliminatoreve të Evropianit "Euro 2024"....

Kombëtarja kuqezi ka luajtur të martën në mbrëmje ndeshjen e 3-të në kuadër të Eliminatoreve të Evropianit "Euro 2024". Me fitoren 3:1, Shqipëria rikthehet të bëj dy fitore radhazi, nga mungonte nga 2021, arrijmë të dalim me 6 pikë nga dy ndeshjet e qershorit duke bërë saktë detyrat, çdo përfundim tjetër nuk do të kishte këtë impakt në grup, pasi për të shkuar në “Euro2024”, këto janë sfida që nuk duhen diskutuar. Trajneri i kuqezinjve, braziliani Silvinjo ka komentuar pas suksesit 3-1 me Ishujt Faroe, duke theksuar se nuk është aspak e lehtë të realizosh dy fitore radhazi e aq më tepër kur luhet brenda tri ditëve, me një distancë të konsiderueshme nga njëri vend në tjetrin.
