Liga e Kampionëve, Struga TL në raundin e dytë përballet me Galatasarayn?
21.06.2023 19:15
Skuadra e Struga TL, e ka mësuar edhe kundërshtarin e dytë eventual të rundit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve...

Skuadra e Struga TL, e ka mësuar edhe kundërshtarin e dytë eventual të rundit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve pas shortit të hedhur të mërkurën. Struga TL në rundin e parë kualifikues do të përballet me Zhalgirisin, në ndeshjet që do të luhen më 11 korrik dhe 19 korrik. E para do të luhet në Lituani, ndërsa e kthimit në Ohër. Në shortin e hedhur për rundin e dytë kualifikues është përcaktuar, fituesi i këtij dueli do të përballet me kampionin e Turqisë, Galatasarayn.
Po ashtu, kundërshtarin eventual për rundin e dytë kualifikues të kampionëve e ka mësuar edhe skuadra e Ballkanit. Kampioni i Kosovës, në raundin e dytë do përballej me fituesin e ndeshjes ndërmjet Olimpia të Lublanës dhe Valmieras së Letonisë. Shorti i UEFA-së, vendosi që kampioni i Shqipërisë në raundin e dytë të mund të përballet me ARIS Limasol të Qipros. Ndeshjet e para të rundit të dytë kualifikues do të zhvillohen më 25/26 korrik, ndërsa ato të kthimit pas një jave.
