Liga e Konferencës, Shkëndija me fat në short
21.06.2023 19:16
Skuadra e Shkëndijës së Tetovës nga tre skuadrat që përfaqësojnë vendin në garat e Ligës së Konferencës, për sezonin 2023/24...

Skuadra e Shkëndijës së Tetovës nga tre skuadrat që përfaqësojnë vendin në garat e Ligës së Konferencës, për sezonin 2023/24, kishte shumë fat në shortin e hedhur nga UEFA. “Kuqezinjtë”, sot kanë mësuar emrin e skuadrës me të cilën mund të përballen në raundin e dytë të Ligës së Konferencës.
Nëse eliminojnë Haverfordëest County nga Uelsi, tetovarët në raundin e dytë do të përballeshin me fituesin e ndeshjes B36 Torshavn nga Ishujt Faroe – Paidelinameskont nga Estonia. Shkupi nëse eliminon lituanezët e Hegelman, atëherë në raundin e dytë do të përballet me Levskin e Sofjes. Ndërsa skuadra e Makedonija Gj.P e cila është përfaqësuesi i katërt në garat evropiane në raundin e dytë mund të përballet me skuadrën e Sabah nga Azerbajxhani.
