Ramadani merr drejtimin e ekipit saudit Ohod

21.06.2023 19:17

Trajneri shqiptar Zekirija Ramadani ka marrë drejtimin e ekipit të Kategorisë së Dytë të Arabisë Saudite në futboll, Ohod Club...

Trajneri shqiptar Zekirija Ramadani ka marrë drejtimin e ekipit të Kategorisë së Dytë të Arabisë Saudite në futboll, Ohod Club. Klubi Ohod në Twitter ka konfirmuar marrëveshjen me Ramadanin. Trajneri nga Shkupi në Superligën e Kosovës ka fituar tituj kampioni me Trepçën ‘89, Feronikelin e Prishtinën.
 
Po ashtu ka fituar Kupën e Kosovës dhe Superkupën me Feronikelin, dhe Superkupën me Trepçën ‘89. “Klubi njofton se ka lidhur kontratë me maqedonasin Ramadani, që do ta drejtojë ekipin e parë”, ka njoftuar Ohod në faqen në Twitter. Ramadani së fundi ishte trajner i Gjilanit.