Maqedoni

Kumanova ndihmon Shqipërinë, 300 mijë denarë ndihmë për jugun

25.02.2015 16:25

Në seancën e sotme të Këshillit të Kumanovës, me propozim të grupit të këshilltarëve të BDI-së u vendos që për viset e përmbytura në Jugun e Shqipërisë...

Në seancën e sotme të Këshillit të Kumanovës, me propozim të grupit të këshilltarëve të BDI-së u vendos që për viset e përmbytura në Jugun e Shqipërisë, Komuna e Kumanovës të akordojë një ndihmë prej 300 mijë denarësh.
 
Sipas koordinatorit të këshilltarëve të BDI-së, Ridvan Hasanit, janë duke u mbajtur kontakte me Shtabin e Krizës në rrethet e Fierit dhe Vlorës që të dërgohen ndihma për çka ata kanë nevojë më shumë. 
 
Ndryshe, ndonëse grupi i këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së propozoi që ndihma të jetë në vlerë prej 150 mijë denarësh, megjithatë gjatë votimit për propozimin e BDI-së, që ndihma të jetë prej 300 mijë denarësh, votuan 30 këshilltarë nga gjithsej 33. 
 
NEXHAT AQIFI