Mediat “masakrojnë” Poloninë
21.06.2023 19:18
Polonia rrëshqet në Moldavi e mundur 3-2 me përmbysje dhe Lewandoëski me shokë e shohin Shqipërinë 3 pikë larg....

Polonia rrëshqet në Moldavi e mundur 3-2 me përmbysje dhe Lewandoëski me shokë e shohin Shqipërinë 3 pikë larg. Përfaqësuesja drejtuar nga trajneri Fernando Santos pësoi një bllokim të pashpjegueshëm, pasi polakët shpërdoruan një disavantazh prej dy golash duke pësuar më pas tre në pjesën e dytë. Një disfatë e tillë nuk është falur nga gazetat dhe portalet më të rëndësishme.
Prezglad Sportowy, në faqen e parë ka vendosur foton e lojtarëve të Polonisë, shoqëruar me titullin: Ju prezantojmë renditjen famëkeqe të përfaqësueses polake. Ndërkohë, një tjetër portal i rëndësishëm si Polski Sport shkruan: Humbje historike e Polonisë. Nuk ka qenë kurrë kaq keq. Një tjetër portal i rëndësishëm si Dzienik shkruan: Turp, pjesa e dytë ishte katastrofike, Polonia humbet ndaj Moldavisë. Në muajin shtator, do të rinisin kualifikueset e Europianit. Më datë 7 Polonia do të presë Ishujt Faroe, ndërsa tri ditë më pas do të luajnë në Tiranë ndaj Kombëtares shqiptare.
