UEFA: Jo më çmime lojtarësh që nuk përputhen me realitetin

21.06.2023 19:20

UEFA do të ndalojë shkëmbimet e lojtarëve me vlera të rregulluara për të balancuar buxhetet....

UEFA do të ndalojë shkëmbimet e lojtarëve me vlera të rregulluara për të balancuar buxhetet. Pra do të jetë e pamundur të shihen më shkëmbime të tilla si për shembull: Pjanic-Arthur me një vlerësim 72 dhe 60 milionë. Ky transaksion do të jetë i pamundur të futet në bilanc. Ky është një nga vendimet që do të jetë në qendër të vëmendjes së komitetit ekzekutiv të UEFA-s që do të mblidhet në 28 qershor.
 
Lajmi është bërë i ditur nga gazeta franceze L'Equipe, e cila megjithatë saktëson se metoda që UEFA synon të miratojë për të përcaktuar se cili çmim i korrespondon vlerës së një lojtari nuk është ende e qartë. Do të krijohet një grup pune që do të shikojë edhe dallimet midis tregjeve të ndryshme kombëtare në Evropë. E sigurte është që këto vendime do të hyjnë në fuqi që në tregun e transferimeve të kësaj vere. Organizmi më i lartë i futbollit evropian, synon të parandalojë kështu abuzimet buxhetore të klubeve.