Botë

Shpërthim i fuqishëm në Paris, disa ndërtesa në flakë

21.06.2023 19:37

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur Parisin pasditen e së mërkurës, ndërsa disa ndërtesa janë përfshirë nga flakët....

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur Parisin pasditen e së mërkurës, ndërsa disa ndërtesa janë përfshirë nga flakët. Mediat franceze raportojnë se të paktën 4 persona ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
 
Një zyrtar i policisë së Parisit është shprehur se fasada e një ndërtese është shembur totalisht si pasojë e shpërthimit. Ndërkohë, shumë zjarrfikës janë duke punuar për të lokalizuar flakët.
 
Fillimisht u raportua se shpërthimi ka ndodhur si pasojë e rrjedhjes së gazit, por ende nuk ka një deklaratë zyrtare për shkakun e shpërthimit.