Maqedoni

Rasti “Puç”, edhe 30 ditë paraburgim për Verushevskin

25.02.2015 16:27

Ish-¬shefi i Shërbimit Sekret, Zoran Verushevski, do të kalojë të paktën edhe 30 ditë në paraburgim për veprën “Spiunazh dhe dhunim të organeve shtetërore”...

Vendimi  i dytë vjen pas kalimit të afatit të parë 30 ditor të paraburgimit, të cilin Verushevski e mbajti për shkak të posedimit të armëve pa leje. 
 
Zoran Verushevski është i dyshuari i parë në rastin “Puç” së bashku me gruan e tij dhe një të punësuar në Komunën e Strumicës, ndërsa i dyshuari i katërt në rastin “Puc” është lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev. 
 
Ndërkohë, gjykata solli vendim të plotfuqishëm për Zvonko Kostovskin, njëri nga të akuzuarit në rastin “Puç”.
 
I akuzuari ka arritur marrëveshje me Prokurorinë Publike. Pas verifikimit të marrëveshjes, gjykatësi ndaj tij caktoi masën e burgimit me 3 vjet për kryerjen e veprave penale “spiunim” dhe “përgjim pa leje”.