Mariçiq, me rastin e Merkos të merret BDI dhe institucionet

22.06.2023 12:19

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq....

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, ka komentuar futjen në listën e zezë të kryetarit të Strugës, Ramiz Merko, duke theksuar se çdo sinjal nga ana e partnerit strategjik duhet të merret seriozisht.

Institucionet duhet të merren me pretendimet e Departamentit amerikan të shtetit, i cili kryetarin e Strugës e ka vendosur në listën e zezë për korrupsion, thotë Mariçiq.

”Duhet seriozisht ta shqyrtojmë atë, institucionet tona të merren me atë dhe çdo sinjal nga partneri ynë strategjik duhet të merret seriozisht. Rreth hapave politike dhe hapave të mëtejme institucionale, duhet të flas partia politike të cilës i takon Merko dhe institucionet përkatëse. Parimisht duhet ta marrim seriozisht çdo sinjal nga partneri ynë strategjik”, ka thënë Mariçiq.

Ndërkohë ministri i Financave, Fatmir Besimi, i pyetur rreth kësaj çështjeje ka thënë se BDI do të del me qëndrim gjatë ditës.