Ukrainë, goditet ura që lidh Krimenë me Khersonin
Forcat ruse kanë goditur caqe civile...

Forcat ruse kanë goditur caqe civile dhe të infrastrukturës në Ukrainë në kuadër të një vale të raketave dhe dronëve të lëshuara gjatë natës, tha ushtria ukrainase mëngjesin e sotëm.
Ushtria shtoi po ashtu se beteja të ashpra po zhvillohen në rajonin lindor ukrainas të Donjeckut, ku Rusia ka intensifikuar sulmet e saj.
Në Krimenë e aneksuar nga Rusia, një urë kyçe që e lidh këtë gadishull me pjesët e pushtuara të Ukrainës në rajonin jugor të Khersonit u dëmtua pasi u godit, sipas zyrtarëve të instaluar nga Moska, me raketa Storm Shadow, të lëshuara nga forcat ukrainase.
Shtabi i Përgjithshëm raportoi se mbrojtja ajrore ukrainase ka rrëzuar të gjashtë dronët e prodhimit iranianë, por shtoi se një numër i paspecifikuar i civilëve janë vrarë dhe plagosur, pa dhënë më shumë detaje.
