AShAM për shpejtimin e anëtarësimit në BE, Mariçiq: Në korrik duhet dorëzuar amendamentet
Amendamentet për ndryshimet kushtetuese....

Amendamentet për ndryshimet kushtetuese duhet të dorëzohen më së voni në korrik që Qeveria të arrijë të hap konferencën e dytë ndërqeveritare me Brukselin. Këtë e deklaroi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në konferencën me akademik të vendit për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të vendit në BE.
Sipas Mariçiq, ndryshimet nuk janë bllokuar në Kuvend, por që Qeveria dëshiron t’i japë shans dialogut me VMRO-në, duke e plotësuar edhe me argumente shtesë nga grupi i punës.
“Konsideroj se duhet t’i jepet edhe disa ditë dialogut me opozitën, edhe pse qartë shihet se ata nuk kanë ndërmend që sërish të ulen në tryezë. Dera jonë do të mbetet e hapur për dialog dhe mendoj se mundësia e dialogut do të vazhdojë edhe kur ndryshimet kushtetuese do të hyjnë në Kuvend, pasi që janë edhe 30 ditë deri në votimin e parë.”, - deklaroi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq.
Kambovski: Dialogu të vazhdojë me argumente
Edhe akademikët u kyçën në proces. Akademiku Vllado Kambovski konsideron se dialogu do të duhet të vazhdojë, por vetëm me argumente.
“Nevojitet dialog në të cilin do të duhet të mbizotërojnë argumente të logjikshme. Nuk mund që në këtë periudhë të na shpijnë emocionet dhe frika sa i takon ndryshimeve kushtetuese. Iniciativën për përfshirjen e bullgarëve në preambulën e Kushtetutës ne trokasim në derë të hapur, pasi që ato janë të përfshirë në Kushtetutë si bashkësi, pasi që në preambulë ekziston një klauzolë e përgjithshme, e cila flet edhe për bashkësi të tjera.”, - theksoi akademiku, Vllado Kambovski.
Fiti: Mangësitë në sistem do t’i adresohen Qeverisë
Ekspertët me një përmbledhje të posaçme do të notifikojnë mangësitë në sistem, të cilat do t’i drejtohen Qeverisë së bashku me zgjidhje konkrete.
“Më të dobët jemi tek institucionet. Kemi mangësi serioze në sistemin e arsimit në të gjitha nivelet dhe mendoj se këtu se kur shihni arsimin e lartë, punët janë kthyer në një situatë më të keqe nga ata të viteve të hershme të tranzicionit.”, - u shpreh profesori akademik, Taki Fiti.
Sipas akademikëve, bashkëpunimi rajonal përshpejton integrimin dhe asnjëherë nuk mund të jetë alternativë për BE-në. (Meral Ismaili, TVM2)
