“Euro 2024”, Asani e Asllani “magjepsin” UEFA-n
Mbrëmjet europiane të qershorit...

Mbrëmjet europiane të qershorit kanë veçuar mbi të gjithë sulmuesin shkupjan Jasir Asanin dhe Kristjan Asllanin. Dy lojtarët e kombëtares shqiptare kanë shënuar golat më të bukur të qershorit, duke magjepsur UEFA-n për nga mënyra e realizimit.
E majta e kalibruar nën kryqëzimin e shtyllave, që përfundoi në rrjetë pasi u përplas në pjesën e brendshme të traversës, u evidentua mbi golin e Bukayo Saka në goleadën 7:0 të Anglisë ndaj Maqedonisë së Veriut.
Nga golat e “kuqezinjve”, UEFA ka veçuar golat e Asanit dhe Asllanit.
Pas votimit, UEFA e shpalli fitues sulmuesin shqiptar me prejardhje nga Shkupi, Jasir Asani që zhbllokoi ndeshjen kundër moldavëve.
Goli fantastik i shënuar nga 27-vjeçari, i pari i sulmuesit me fanellën kuqezi, është përjetësuar kështu edhe nga UEFA për kënaqësinë e lojtarit.
Tek ndeshjet e raundit të fundit të qershorit shtëpia evropiane e futboll ka veçuar golin e Kristjan Asllanit. Përveç rëndësisë në kthimin e avantazhit për Shqipërinë në transfertën me Ishujt Faroe në një moment krucial të takimit, ai i 1-2 i realizuar nga mesfushori i Inter është i një bukurie absolute.
Kështu dy goditjet shqiptare me të majtën janë në mesin e më të mirëve të eliminatoreve për “EURO 2024”, të luajtura na qershor.
