Trabzonsport, Bardhi mund të largohet për 4.5 mln euro
22.06.2023 16:18
Dy ditë më parë mesfushori shkupjan Enis Bardhi...

Dy ditë më parë mesfushori shkupjan Enis Bardhi përmes rrjeteve sociale paralajmëroi se do të qëndrojë tek skuadra e Trabzonsport.
Megjithatë mediat turke shkruajnë se në adresë të Trabzonsport, ka arritur ofertë për të blerë kartonin e futbollistit shkupjan.
Sipas mediave turke bëhet fjalë për ofertë të skuadrës së MLS, por pa saktësuar se për cilën skuadër amerikane bëhet fjalë.
Sipas tyre Trabzonsport, është i gatshëm ta shesë Bardhin edhe atë për 4.5 milion euro.
Bardhi në Trabzon, erdhi verën e shkuar nga skuadra e Levantes, ku kishte luajtur për pesë vite.
Ai në fanellën e turqve të Trabzonit, ka luajtur në 42 ndeshje zyrtare dhe ka shënuar 7 gola.
