Milani ndez merkaton
Milani ndez merkaton...

La Gazzetta dello Sport ka publikuar një lajm të pabesueshëm në lidhje me merkaton. Milan dëshiron të transferojë Romelu Lukakun dhe Davide Frattesin me paratë nga shitja e Sandro Tonalit.
Sipas gazetës, transferimi i mesfushorit në Angli për shifrën e 80 milionë eurove është thjesht cështje kohe.
Pas lamtumirës së Maldinit dhe Massara-s, kuqezinjtë kishin paralajmëruar ndryshimin e strategjisë në merkato.
Tani me sa duket ka një ndryshim të menjëhershëm të perspektivës. Gjë që i prish planet Interit, duke qenë se Drejtori sportiv Ausilio ishte në punë për të rinovuar huazimin e belgut me Chelsea-n. Tani perspektiva ndryshon. Sa kushton Lukaku?
Londinezët paguan 109 milionë euro për të, por tani mund ta shesin për 40 milionë. Inter nuk ka mundësi ta paguar, ndërsa ekipi tjetër po, sepse me paratë e Tonalit mund të bëjë dicka.
Në të gjitha këto, lojtari ka refuzuar vazhdimisht ofertat nga Arabia Saudite për të qëndruar dhe luajtur në futbollin europian. Pastaj është Frattesi. Lojtari i Sassuolos që vjen nga akademia e Romës dhe kërkohet nga shumë klube italiane.
Giuseppe Riso, i cili është agjenti i Tonalit dhe Frattesit është ulur në tavolinë me klubin kuqezi. Mesfushori italian ka dëshirë të luajë në një mesfushë me tri lojtarë, gjë që nuk do të ishte problem për Interin, ndërsa Pioli me ardhjen e Frattesit mund të kalojë në rreshtimin 4-3-3.
