Maqedoni

Maqedonia mban vendin e dytë në Ballkan për azilkërkues

25.02.2015 17:48

Komisioni Evropian sot e prezantoi vlerësimin e pestë për regjimin pa viza për qytetarët e Maqedonisë...

Komisioni Evropian sot e prezantoi vlerësimin e pestë për regjimin pa viza për qytetarët e Maqedonisë, Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Malit të Zi dhe Serbisë.
 
"Raporti i pestë për periudhën pas liberalizimit të regjimit të vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor tregon se janë të domosdoshme më shumë masa për mbështetje të tërësisë të regjimit për udhëtim pa viza, me qëllim që të përgjigjet në keqpërdorimet eventuale me sistemin e Bashkimit Evropian në fushën e azilit"- theksohet në kumtesën e KE¬-së. 
 
Eurokomisari për migracion dhe punë të brendshme, Dimitris Avramopulos, deklaroi se KE¬-ja mbetet e angazhuar në ruajtjen e regjimit pa viza për qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. 
 
Të dhënat për lutjet për azil në nëntë muajt e parë të vitit të kaluar janë për 40 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2013. Në të njëjtën kohë, përqindja e lutjeve të miratuara në BE shënon rënie për qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Përqindja e lutjeve të aprovuara për qytetarët e Malit të Zi është 3,7 për qind, 2,7 për qytetarët serbë dhe një për qind për qytetarët e Republikës së Maqedonisë.
 
Në vitin 2013, 8,1 për qind e kandidatëve shqiptarë për azil dhe 5,9 për qind nga azil¬kërkuesit e Bosnjë e H¬ercegovinës kanë marrë mbrojtje ndërkombëtare në vendet ¬anëtare të BE¬-së dhe në vendet e zonës Shengen.
 
Numër më i madh i azilkërkuesve në BE dhe në zonën Shengen janë nga Serbia (42 për qind), pastaj pasojnë qytetarët e Maqedonisë dhe të Shqipërisë (21 për qind), qytetarët e Bosnjë e H¬ercegovinës (14 për qind) dhe qytetarët e Malit të Zi. Gjermania është vendi që merr më shumë kërkesa për azil.
 
FARIJE DAUTI-BAKIJU