Real Madrid blindon “gardën e vjetër”
22.06.2023 17:01
Real Madrid vijon punën për të ndërtuar ekipin....

Real Madrid vijon punën për të ndërtuar ekipin për sezonin e ri. Pas afrimeve të Diaz, Bellingham dhe Joselu, klubi mbretëror ka njoftuar rinovimin e kontratës me Kroos dhe Nacho, të dy lojtarët kanë rinovuar edhe për një tjetër vit.
“Tripletë rinovimesh”, shkruan As në faqen e parë duke shtuar se të njëjtën gjë do të bëjë edhe Luca Modric, me kroatin që do të rinovojë edhe për një tjetër vit.
E përditshmja spanjolle pranë klubit të Real Madrid shkruan se Lucas Vazquez e Odriozola kanë përfunduar në orbitën e Juventus.
