Aggeler: ShBA mbështet luftën kundër korrupsionit

22.06.2023 17:31

ShBA mbështet luftën ndaj korrupsionit në vend...

ShBA mbështet luftën ndaj korrupsionit në vend, tha ambasadorja amerikane Angela Aggeler. Ajo bëri thirrje liderëve të partive politike që të intensifikojnë luftën ndaj këtij fenomeni negativ me të cilin përballet vendi. Sipas ambasadores amerikane, rifreskimi i listës së zezë mund të japë efekt pozitiv që vendi të vazhdojë të detektojë problemet në këtë drejtim.

“Ne e trajtojmë korrupsionin seriozisht dhe gjithashtu u japim porosi qytetarëve të këtij vendi që luftojnë korrupsionin se nuk janë vetëm.  Procesi është shumë i vëmendshëm, sekretari nuk nënshkruan diçka pa mos pasur prova dërrmuese për keqpërdorime. Ne do të shohim se çfarë efekti kjo do të ketë dhe unë e di se ka pasur disa zëra në Qeveri që të marrin vendimin e fundit seriozisht dhe të veprojnë dhe ne inkurajojmë këtë.”, - deklaroi ambasadorja e ShBA-ve, Angela Aggeler.

Marrëdhëniet ShBA-RMV, Pendarovski: ShBA, partneri ynë strategjik

Ndërkohë, në konferencën Marrëdhëniet e ShBA-ve me RMV-në në kohë të trazirave gjeopolitike, presidenti Pendarovski tha se marrëdhëniet dypalëshe mes RMV-së dhe ShBA-ve janë të qëndrueshme në aspektin gjeopolitik. 

Pendarovski tha se ShBA-të asnjëherë nuk kanë favorizuar ndonjë bashkësi etnike në vend, por gjithmonë kanë qenë në anë të asaj që RMV të jetë vend me të drejta të barabarta për të gjitha etnitetet që jetojnë në vend.

“Interesi i tyre kombëtar është që Ballkani të jetë stabil dhe çfarë Maqedonie i intereson ShBA-ve. Së pari u intereson Maqedonia të mbetet në kufijtë ekzistuese, që do të thotë të mos ndryshohen kufijtë tanë, e as ato rajonal. E dyta, Maqedonia të jetë demokraci, e jo të jetë shtet me autokraci apo të shkon në diktaturë, si dhe Maqedonia të jetë demokraci funksionale multietnike, e jo të jetë një shoqëri ku një bashkësi etnike do t’i dominojë të tjerat.”, - theksoi presidenti, Stevo Pendarovski.

Me këtë rast, ambasadorja e ShBA-ve në Shkup, Aggeler, në fjalimin e saj theksoi krenarinë që duhet të ketë vendi në raport me gjithçka që është arritur gjatë tri dekadave, sepse, siç tha ajo, tre dekada janë një periudhë e shkurtër për një progres të tillë. Apeloi që të mos nënvlerësohet anëtarësimi në NATO, si dhe arritjet e tjera të vendit. (Ersan Pajaziti, TVM2)