Ukrainë, vazhdojnë bombardimet infrastrukturore në Kharkov

22.06.2023 18:27

Forcat ruse kanë goditur caqe civile...

Forcat ruse kanë goditur caqe civile dhe të infrastrukturës në Ukrainë në kuadër të një vale të raketave dhe dronëve të lëshuara gjatë natës, tha ushtria ukrainase mëngjesin e sotëm. Beteja të ashpra po zhvillohen në rajonin lindor ukrainas të Donjeckut, ku Rusia ka intensifikuar sulmet e saj.

Qyteti i Khersonit është shënjestër e sulmeve të vazhdueshme. Ditë më parë u bombardua edhe diga e këtij qyteti. Banorët largohen, sepse jeta nën ujë është e pamundur.

“Një fqinj më thirri në orën 6:10 të mëngjesit, tha se diga është hedhur në erë. Ne menduam se uji nuk do të na arrijë këtu. Mirëpo në ora 13, uji përmbyti  edhe shtëpitë tona. Paketuam disa gjëra për t’u larguar, sepse uji ishte deri në gjunjë.”, - u shpreh një banore e Kharkovit.

Pas goditjeve me një mori raktetash shkatërrohet ura rrugore “Chonhar” që lidh Krimenë me pjesët e kontrolluara nga Rusia të rajonit jugor të Khersonit, duke detyruar trafikun të devijohej në një rrugë tjetër. E ashtuquajtura “porta e Krimesë”, është njëra prej shumë shtigjesh që lidhet Moska me Ukrainën.

"Një tjetër veprim i pakuptimtë i regjimit të Kievit, i kryer me urdhër nga Londra. Kjo nuk do të ndikojë në asnjë mënyrë rezultatet e operacionit special. Ky është veprim i kotë. Asgjë nuk do të ndalojë lidhjet midis rajonit Kherson dhe Krimesë. Dikush mund të përpiqet të rrisë çmimet e ushqimeve , por kjo do të rregullohet. Kalimi do të restaurohet, ka ura të tjera. Sigurisht që do të jetë më e vështirë, por problemi do të zgjidhet.", - theksoi guvernatori i rajonit Kherson i emëruar nga Rusia, Vladimir Saldo.

Kjo është një rrugë e përdorur nga ushtria ruse për të lëvizur midis Krimesë dhe pjesëve të tjera të Ukrainës që janë nën kontrollin e saj. (Farije Dauti Bakiju, TVM2)