PSG-ja, kërkon 200 milionë për Mbappe-n

22.06.2023 17:48

Cilido klub që e dëshiron Kylian Mbappe-n...

Cilido klub që e dëshiron Kylian Mbappe-n duhet të paguajë hiq me pak se 200 milionë euro. Kjo shifra që kërkon PSG-ja për yllin francez.

Mbappe tashmë e ka bërë të qartë se nuk do të rinovojë kontratën e tij aktuale me PSG-në që i përfundon në 2024.

“El Chiringuito TV” të enjten shkruan se PSG-ja nuk ka qëndruar në heshtje, por i kanë vendosur një çmim për asin e tyre.

Sipas këtij mediumi, ai klub që synon ta ketë në skuadër Mbappen duhet të paguajë 200 milionë euro, çmim ky që është shumë larg asaj që Real Madrid ka ofruar.

‘Los Bancos’ prej kohësh e kërkon francezin dhe oferta e madrilenëve është 120 milionë euro, çmim shumë më i vogël sa kërkon PSG-ja.