Ramadani i treti në hedhje të gjyles në Divizionin 3

22.06.2023 17:57

Muhamet Ramadani ka dalë i treti në hedhje të gjyles...

Muhamet Ramadani ka dalë i treti në hedhje të gjyles në Divizionin 3 të Lojërave të treta Evropiane që po mbahen në Poloni e që është edhe Kampionat Ekipor Evropian në këtë sport.

Atleti nga Mitrovica realizoi hedhje 19.07 metra, ndërsa vendin e parë në Divizionin 3 e zuri irlandezi, Eric Favors.

Ai gjylen e hodhi 20.28 metra. I dyti doli Mesud Perez I Bosnjë-Hercegovinës, që realizoi hedhje 20.25 metra.

Kampionati Ekipor Evropian është i ndarë në tri divizione. Kosova është në Divizionin e tretë.