Mitrovica e veriut, dy shpërthime, s’ka të lënduar

23.06.2023 12:24

Mbrëmë në orët e vona kanë ndodhur dy shpërthime...

Mbrëmë në orët e vona kanë ndodhur dy shpërthime në Mitrovicën e Veriut. Nga këto shpërthime nuk ka pasur të lënduar, ka bërë të ditur zëvendësdrejtori rajonal për veri, Veton Elshani.

“Ka pasur detonime, mund të jenë shok-bomba ose fishekzjarrë.", ka thënë Elshani. Ai, po ashtu, tha se situata në Mitrovicën e Veriut dhe në komunat e tjera në veri, gjatë natës, ka qenë e qetë dhe se vazhdon të jetë edhe sot e tillë.

Ndryshe tensionet në veri nisën më 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, nën asistimin e Policisë së Kosovës, hynë në ndërtesat komunale, mes kundërshtimeve të serbëve lokalë, ato kulmuan më 29 maj kur në Zveçan, protestuesit serbë u përleshën me pjesëtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-in.