“ Olimpiada Speciale”, Maqedonia e V. me dy, Shqipëria me pesë medalje
Shqipëria vijon të bëjë mirë në Lojërat Olimpike Speciale...

Shqipëria vijon të bëjë mirë në Lojërat Olimpike Speciale që po mbahen në Berlin të Gjermanisë. Ajo deri më sot ka fituar gjithsej pesë medalje prej të cilave një të artë. Nga ana tjetër Maqedonia e Veriut në këtë event të madh sportiv të personave me nevoja të posaçme ka arritur të fitoje vetëm dy medalje.
Atleti, Agron Hajredini ka fituar medaljen e artë në disiplinën kërcim nga vendi, duke ia siguruar Maqedonisë së Veriut medaljen e parë të artë në këtë olimpiadë. Kurse, Julijana Petrovska, ka fituar medaljen e argjend, duke u renditur në vendin e dytë në po të njëjtën disiplinë.
Shqipëria përpos një medalje të artë që mori notari Gersi Troka, ajo mori edhe katër medalje tjera në Lojërat e Olimpiadës Speciale.
Peshëngritësi Adi Sula, ka marrë të katër medaljet në disiplina të ndryshme të peshëngritjes. Sula morri dy argjendi dhe dy bronzi, që e bëjnë sportistin më të mirë shqiptar në këto gara.
