“Paris 2024”, KON-i përjashton ANB-në nga familja olimpike

23.06.2023 15:03

Asociacioni Ndërkombëtar i Boksit (IBA)...

Asociacioni Ndërkombëtar i Boksit (IBA) është përjashtuar nga familja olimpike, duke u dhënë fund mosmarrëveshjeve shumëvjeçare pas kundërshtimit të këshillave dhe instruksioneve nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC).

Bordi Ekzekutiv i KON-it, e rekomandoi këtë vendim 20 ditë më parë, pasi IBA nuk arriti të përmbushte reformat e përcaktuara pas pezullimit të saj në 2019 mbi qeverisjen dhe korrupsionin e dyshuar.

Votat ishin 69 - 1 për përjashtimin e IBA-së, ndërsa dhjetë anëtarë abstenuan.

“Ne e vlerësojmë shumë sportin e boksit. Ne kemi një problem jashtëzakonisht të madh me IBA-n për shkak të qeverisjes së saj”, u ka thënë Bach anëtarëve të IOC-së gjatë takimit “online”.

Boksi megjithatë do ta mbajë statusin e sportit olimpik në Lojërat Olimpike 2024 në Paris.