Ajeti firmos me skuadrën e Kluzhit
23.06.2023 15:13
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti do të vijojë karrierën në Rumani...

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti do të vijojë karrierën te rumunët e Kluzhit.
Lajmi konfirmohet nga mediat italiane, teksa bëhet me dije se marrëveshja është arritur dhe pritet vetëm nënshkrimi i kontratës.
Për Ajetin pati interesim edhe nga skuadra e Tiranës, por mbrojtësi zgjodhi elitën e futbollit rumun, teksa te Kluzhi do të gjejë edhe shqiptarin tjetër Ermal Krasniqi.
Ajeti në këtë sezon ishte pjesë e Pordenones në Serinë C italiane, ku u aktivizua 33 ndeshje dhe shënoi 6 gola.
Gjatë karrierës së tij, Arlind Ajeti është aktivizuar me skuadra të rëndësishme në futbollin Europian, si Bazel, Frosinone, Torino, Krotone, etj.
