Kovaçevski telefonon homologun bullgar, theksuan nevojën për qasje konstruktive

23.06.2023 15:40

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, përmes një bisede telefonike....

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, përmes një bisede telefonike me kryeministrin e ri bullgar, Nikolaj Denkov, kanë diskutuar për rëndësinë e promovimit të retorikës pozitive që kontribuon në besimin reciprok, si dhe vazhdimin e dinamikës në agjendën dypalëshe dhe takimet mes ministrave në Qeveri që do të kontribuojnë në arritjen e rezultateve konkrete dhe të dukshme për qytetarët.

Vlerësimi i përbashkët është se nevojitet një qasje konstruktive dhe bashkëpunim i mëtutjeshëm, për të cilin të dy kryeministrat kanë besim se këtë e presin qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, por edhe rajoni, Bashkimi Evropian dhe partnerët ndërkombëtarë.”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Ndërkohë, partitë politike ende janë larg gjetjes së kompromisit për ndryshimet kushtetuese. Kërkesa e VMRO-DPMNE-së është që të shtyhet zbatimi i ndryshimeve kushtetuese deri në anëtarësim të plotë të vendit në BE, krijimi i një qeverie të zgjeruar pa BDI-në dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare këtë vit.

BDI në qëndrimin se do të del në opozitë për hir të integrimin evropian, vetëm pasi VMRO-DPMNE të voton për ndryshimet kushtetuese.

Ndryshimet kushtetuese, Alternativa: Rithekson kërkesat e saja

Nga ana tjetër, Alternativa ka propozuar që me hapjen e Kushtetutës të miratohet një amendament që ka të bëjë me mosvjetrimin e lëndëve për korrupsion politik. Nga partia e Gashit pa përgjigje konkrete nëse do të votojë ndryshimet kushtetuese, po që se nuk inkorporohet kërkesa e tyre.

“Ne do të shkojmë deri në fund që ky amendament të futet në Kushtetutë dhe ne besojmë se kjo nuk është vetëm interesi i ynë si parti, por këtë interes e kanë edhe partitë tjera politike.”, - theksoi Abdylshyqyr Abedini nga Alternativa.

Këtë qëndrim nga Alternativa e dhanë gjatë press-konferencës nga ku thanë se korrupsioni i BDI-së nuk është vetëm Merko, por edhe Ahmeti-Soravia. (Ersan Pajaziti, TVM2)